14.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Rikujtuam emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008, janë triumfues e fitimtarë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar sot gjatë ditës ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Krasniqi thotë se 15 vjetori i pavarësisë nuk mund të ishte i plotë pa i uruar edhe ish-krerët e UÇK-së.

“Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, shkruan mes tjerash ai.

Kreu i PDK-së tha se gjatë kësaj vizite, rikujtuan momentin dhe emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008.

Postimi i plotë:

Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.

Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...