26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Krasniqi viziton Qendrën për Jetë të Pavarur në Pejë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Qendrën për Jetë të Pavarur në Pejë, ku ka takuar stafin e kësaj qendre.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendet e punës që përqafojnë diversitetin ndikojnë në rritjen e barazisë në shoqëri.

“Ditën e nisa në Pejë ku vizitova ‘Qendrën për Jetë të Pavarur’ dhe takova stafin e kësaj qendre”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se “mbështetja institucionale për personat me aftësi të kufizuar është thelbësore andaj edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si zbatuese e projektit prej 2.7milionë dollarë ‘Komuna për të Rinjtë’ i financuar nga Qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore ka për synim përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe aftësimin e tyre për tregun e punës”.

“Me menaxheren e Qendrës, znj. Fitore Haxhihasani dhe Altinin bëmë hapjen e dyqanit ‘Mixshop’, ku të rinjtë si Altini përmes angazhimit në punë në këtë dyqan do të realizojnë plotësisht potencialin e tyre si njëra ndër kategoritë e rëndësishme të shoqërisë tonë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se “krijimi i mirëqenies për qytetarët tanë është program Qeverisës ndërsa është detyrë e jona që personat me aftësi të kufizuar të vazhdojnë të jenë në plan të parë gjatë hartimit të politikave tona për të siguruar një shoqëri të drejtë, gjithpërfshirëse dhe të qasshme për të gjithë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...