21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Keni të fala të gjithë nga çlirimtarët tanë

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se ka vizituar ish-krerët e UÇK’së, ish-presidentin Thaçi dhe Kadri Veselin në Hagë.

Ai thotë se ata ishin me moral të lartë e besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit të Kosovës për lirë.

Postimi i plotë

Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë. I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri.

Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer.

Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe.

Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.

Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë

Pa dyshim, dielli do të lind përsëri! ☀️🙏 /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...