26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë, reagon avokatja e tij

Jakup Krasniqi nuk është lejuar të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar.

Sigurimi e ka detyruar atë ta heqë kollaren, siç ka bërë të ditur në krye të seancës Venkateswari Alagendra, avokatja e Krasniqit.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??” ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje.

Më tej, mbrojtësja e tij ka bërë të ditur se Krasniqi e ka vënë edhe më herët të njëjtën kollare në sallën e gjykimit prandaj është e pakuptueshme arsyeja e mos-lejimit të hyrjes në DhSK me të njëjtën veshje.

Dihet se gjerë më sot, Krasniqi është shfaqur në Speciale me një kollare kuq e zi dhe me shqiponja, të cilën me raste e pati vënë edhe Nasim Haradinaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...