21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Krejt çka i gjeti antidroga Agim Rexhepit – drogë, armë, para, ora luksi e dokumente të dyshimta

Një operacion i madh i zhvilluar nga Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve në Prishtinë ka rezultuar me zbulimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe sendeve të tjera të dyshimta në shtëpinë e një personi me të kaluar kriminale.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se më 04 maj 2025, rreth orës 19:50, pas një pune intensive operative në terren dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, është kryer kontroll në shtëpinë e Agim Rexhepit, i lindur në vitin 1981, në rrugën “Nebojsha Deniç”, në fshatin Preoc – Graçanicë.

Gjatë kontrollit të realizuar nga antidroga janë sekuestruar: 4.680 gram marihuanë në një qese najloni, 3.880 gram marihuanë në një qese tjetër, 5.34 gram kokainë, një armë zjarri (revole) e tipit “Beretta” cal. 7.65 mm me karikator dhe 15 fishekë, dy peshore digjitale, një telefon “iPhone 14”, një çantë me dokumente në gjuhën turke, 800 euro para të gatshme, 6 ora të dorës të markave të ndryshme, 3 SIM kartela të “Valës” dhe 3 kartela bankare, një pasaportë e Kosovës, 2 DVR (pajisje të regjistrimit të kamerave), dokumente të ndryshme, një veturë e tipit “Škoda”.

Për shkak të hapësirës së madhe të objektit dhe kushteve të errësuara, me urdhër të prokurorit, kontrolli ka vazhduar edhe më 05 maj 2025 për të përfunduar verifikimin e plotë të pronës.

Agim Rexhepi është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Hetimet pritet të thellohen në ditët në vijim, ndërsa ky rast konsiderohet si një prej kapjeve më të mëdha të muajve të fundit nga Policia e Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...