21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Krekosej me vozitjen e shpejtë, i riu aksidentohet derisa ishte live në Facebook

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbërit në Shqipëri, e shkak u bë shpejtësia dhe përdorimi i telefonit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, të realizuara live nga personi i aksidentuar, shfaqin shpejtësinë e mjetit, 120 në orë, por në fund u pendua pasi jeta e tij u vu në rrezik.

Teksa kthen kamerën disa herë nga rruga dhe nga vetja, i riu u aksidentua.

‘Oj nanë bre’, dëgjohet të thotë gjatë gjithë kohës ai, teksa nuk mungojnë edhe britmat.

Më pas, dëgjohet se atij i vijnë thirrje dhe mesazhe nga persona të ndryshëm, të cilët me siguri kanë qenë duke e ndjekur live dhe kanë mësuar se ai është aksidentuar.

Nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...