Haradinaj thotë se ka njoftuar zyrtarin e BE-së, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.
Siç ka shkruar Haradinaj, në këtë takim nuk është biseduar fare rreth taksës.
Kjo vizitë e delegacionit të BE-së vjen pas vizitës së tyre dy ditore në Serbi.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Në takim me delegacionin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, udhëhequr nga kryesuesi, David McAllister, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për perspektivën europiane të Kosovës dhe për dhënien e dritës jeshile për liberalizimin e vizave. Pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara në këtë proces, që u rikonfirmua edhe sot nga kryesuesi David McAllister, me të drejt pret që të merret vendimi meritor në kohë optimale për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Në kuadër të takimit, i informova eurodeputetët për fuqizimin e rendit dhe ligjit, dhe reformat e suksesshme shtetërore, që i sigurojnë Kosovës rrugëtim të sigurtë drejt integrimit në familjen europiane.
]]>