2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Krenohej për restaurime, megjithatë Çeku injoron shembjen e një muri në Qendrën Historike të Prizrenit

Pesë ditë më parë është shembur muri i një ndërtese në Qendrën Historike të Prizrenit, e cila gëzon status të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore.

Megjithatë institucionet nuk morën masa emergjente mbrojtëse, anise kjo zonë u vizitua nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, katër muaj më parë, transmeton klankosova.tv.

Çeku madje krenohej me restaurimin e shtëpive në këtë zonë dhe njoftoi se gjatë mandatit qeverisës buxheti për trashëgiminë kulturore është rritur katër herë.

”Vetëm në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në dhjetëra monumente”, kishte potencuar ai.

Ndërkaq, në shkurt të vitit të kaluar, ministri Çeku pati premtuar se rruga “Marin Barleti” do shndërrohej në lokacion tërheqës për vizitorët dhe qytetarët, e një vit më vonë, atje po shemben objektet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...