12.9 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Krerët e VLEN-it takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Liderët e të koalicionit VLEN që garojnë ne zgjedhje në Maqedonin e Veriut janë takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje të parezervë nga kryeministri Kurti.

“Sapo u takuam në Prishtinë dhe morëm mbështetje të parezervë nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri që VLEN, kundër korrupsionit, kundër Ballkanit të Hapur, kundër regjimit të vjetër. Ndryshimi po vjen, fitorja do të jetë e thellë!”, ka shkruar Mexhiti.

Edhe kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari, ka deklaruar se ndryshimi i bërë në Kosovë duhet të bëhet edhe në Maqedonin e Veriut.

“Pas tubimeve madhështore me mërgatën shqiptare, erdhëm në Prishtinë të ftuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Mbështetja e tij për koalicionin tonë në këto zgjedhje ka qenë e parezervë, jo vetëm nga ai, por edhe nga çdo deputet, ministër e deri tek aktivisti i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Travari. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...