16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Krerët më të lartë shtetëror të ligjit, sot zbarkuan në Gjykatën e Pejës

Gjykata Themelore e Pejës, ka njoftuar për vizitë të rëndësishme që sot i kanë bërë Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj si dhe Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimit të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar, Afrim Shala.

Ata janë pritur nga kryetari i Gjykatës Themelore të Pejës Armend Berisha.

‘Qëllimi i kësaj vizite ishte monitorimi i implementimit të planeve strategjike, vlerësimi i progresit në zgjidhjen e lëndëve, rritja e performancës, ulja e numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe realizimi i normës së lëndëve.’-thuhet mes tjerash në komunikatën për Media të kësaj Gjykate.

Komunikata e Plotë:

‘Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj si dhe Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimit të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar, Afrim Shala, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Pejë, ku janë pritur nga Kryetari i Gjykatës, Armend Berisha, dhe janë zhvilluar takime me të gjithë gjyqtarët.

Qëllimi i kësaj vizite ishte monitorimi i implementimit të planeve strategjike, vlerësimi i progresit në zgjidhjen e lëndëve, rritja e performancës, ulja e numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe realizimi i normës së lëndëve.

Gjatë takimit, u vlerësua përkushtimi dhe angazhimi i Gjykatës Themelore në Pejë dhe degëve të saj në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e performancës.

Kryetari Berisha i njoftoi të pranishmit me gjendjen dhe ngarkesën me lëndë në Gjykatën Themelore në Pejë, si në Divizionin Penal, ashtu edhe në atë Civil. Me ritmin aktual të punës, deri në fund të vitit, Gjykata do të jetë në gjendje të zbatojë plotësisht planet strategjike të miratuara nga Këshilli Gjyqësor’./Njeshi&RADIO 1/

Kongresmeni republikan falenderon Osmanin: Shtetet tjera duhet të ndjekin shembullin tuaj

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...