20 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Kreshnik Ahmeti thekson përkushtimin e Kosovës ndaj BE-së në Forumin e Delfit

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, ku ishte pjesë e panelit me temën “Gjeo-tektonika: Sfidat dhe Mundësitë për Evropën Juglindore”.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë këtij forumi theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.

”Në fjalën time theksova nevojën për një angazhim të qartë dhe të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian në raport me rajonin tonë. Riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të integrimeve evropiane dhe theksova se përparimi që kemi arritur në reformat e brendshme duhet të vlerësohet dhe të pasohet me hapa konkret drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Ahmeti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...