12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kreu i invalidëve: Në listë janë 105 persona për mbulim të shpenzimeve për proteza, këto janë procedurat që duhet ndjekur

Pas shumë vitesh pritje dhe kërkesa, invalidët e UÇK-së do të kenë mundësi që t’i rregullojnë protezat e tyre, pa pasur nevojë që t’i paguajnë ato nga xhepi i tyre.

Kjo pasi, të mërkurën, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka aprovuar vendimin për mbulimin e trajtimeve mjekësore të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave, jashtë institucioneve shëndetësore publike, meqë këto të fundit nuk ofrojnë shërbimet në fjalë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë është ndarë një shumë rreth dy milionë euro në total për tre vitet e ardhshme.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj në një prononcim për FO ka shpjeguar se si shkon procedura që një invalid i UÇK-së të mbulohet për koston për protezat që do t’ i paguhen.

Për Shurdhajn, vendimi i Qeverisë është shumë i mirëpritur, pasi që tri vite sipas ti,j kishin kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të merrej ky vendim.

‘’Është një vendim i mirëpritur ngase që tri vite kemi pasur kërkesa në Qeveri dhe nuk është realizuar dhe ky vendim është pritur shumë mirë nga zyra e invalidëve dhe veteranëve dhe shpresoj që shumë shpejt fillojmë me i rregullu ato’’, u shpreh ai .

Shurdhaj për media ka treguar edhe formën se si duhet ndjekur procedura që një invalid i UÇK-së të mbulohet për shpenzimet në proteza.

‘’Të gjithë duhet të shkojnë në QKUK, ku do të marrin një dokumentacion nga komisioni në QKUK dhe secili invalid duhet t’i siguroj tri profaktura të ndryshme dhe ato dërgohen në Fondin për Sigurime Shëndetësore, ku aty marrin përgjigje dhe më pas shkojmë i rregullojmë ku ata dëshirojnë të rregullohen. Ma herët kemi pasur problem sepse nuk është paguar 100% ndërsa pas vendimit të djeshëm sa do që kushton proteza, do të paguhet nga MSH-ja’’, u shpreh ai .

Shurdhaj ka treguar numrin e invalidëve që po kërkojnë mbulimin e shpenzimeve të protezave.

‘’Janë 39 invalidë që kanë konkurruar në Fondin për Sigurime Shëndetësore, ndërsa brenda këtyre dy-tri dite do të kryhen këta ndërsa numri i të paraqiturve janë 105, por janë edhe disa të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës dhe nuk e kanë problem që t’i sigurojnë të hollat dhe nuk duan ta dëmtojnë buxhetin e Kosovës’’,  shprehet Shurdhaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...