30.9 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Kreu i PDK-së në Pejë, Haliti: E pamundur të punësohesh në Kosovë, nëse nuk i përket partisë së Kurtit

Kryetari i PDK-së në Pejë Xhavit Haliti që është edhe Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, thotë se kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka vendosur një sistem regjimi sa i përket punësimit.

Xhavit Haliti thotë se është e pamundur që dikush të punësohet në institucione publike, nëse nuk i përkasin partisë së tij.


Madje sipas Halitit, edhe në konkurse, militantët e VV-së i marrin pyetjet shumë më herët dhe prandaj, dalin më të mirët.

“Kurti ka vendosur një sistem regjimi, sa i përket punësimeve në Kosovë, pra nuk vjen në shprehje askush që të punësohet në institucione apo ndërmarrje publike. Në ato vende, ku ka konkurse, njerëzit e tyre i marrin pyetjet më herët dhe dalin më të mirët. Ndërsa, në anën tjetër, dija e tyre në raport me obligimet ligjore është problematike”, tha Haliti./Njeshi&GazetaBlic/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...