11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës: Presim plotësimin e kërkesave nga Qeveria

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka thënë  se pos Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës do të jetë edhe sindikata e Policisë dhe njësi të tjera të departamenteve të ndryshme në protestën që do të mbahet sot nga ora 12:00.

Ai gjithashtu tha se kërkesat e Policisë do të shpalosën gjatë protestës se nesërme.

“Kërkesat tona do të shpalosen gjatë protestës dhe se ato nuk do të jenë vetëm për njësitet speciale, por do të jenë kërkesa për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ketë risi nga kërkesat në vazhdimësi të Sindikatës së Policisë.

“Ne jemi për dialog. Jemi që të ulemi së bashku dhe t’i zgjidhim këto probleme apo t’i përmirësojmë këto kërkesa drejtuar qeverisë. Presim që qeveria të reflektoj dhe të mos detyrohemi të protestojmë sërish”, tha Zeqiri, duke shpresuar që do të ketë zgjidhje që mos të vazhdohet të protestohet sërish.

Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë përsëri para objektit të qeverisë. Kjo, protestë pritet të mbahet të shtunën e 9 dhjetorit në ora 12. Ata do të protestojnë me kërkesat e kaluara, ku në theks është shtesa e rrezikshmërisë në punë.

Ndërkaq, javë më parë kjo njësi ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti por që nuk është arritur marrëveshje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...