Në një komunikatë të orëve të vona të mbrëmjes, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e Pejës njoftoi p homazhet dhe nderimet për të vrarët e Masakrës së Lybeniqit.
Aktivistëve të këtij subjekti u ka prirë në homazhe zv/Ministri në detyrë i MASHT-it, Taulant Kelmendi që është edhe kryetar i VV-së në Pejë i shoqëruar nga Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Deputetja Fatmir Mulhaxha – Kollçaku.
Komunikata e plotë:
‘Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, zëvendësministrin e MASHTI, Taulant Kelmendi, deputeten Fatmire Mulhaxha Kollçaku, asamblistë, aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bënë homazhe në Lubeniq për të nderuar viktimat e Masakrës së 1 Prillit 1999.
Sot shënojmë një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë. Më 1 Prill 1999, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në fshatin Lubeniq, duke lënë pas dhjetëra të vrarë. Ky akt barbar mbetet një dëshmi e krimeve të luftës dhe dëshmi e dhunës së egër të ushtruar ndaj popullatës sonë.