Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë Taulant Kelmendi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, ku partitë opozitare në vend, PDK dhe LDK, për tre prej ligjeve kryesore i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Taulant Kelmendi i VV-së, për veprimet e PDK-së për ta ndaluar Ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe ato të LDK-së për ta ndaluar Ligjin për parandalimin e manipulimeve me çmime (Çmimet tavan) duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe të dyja bashkë (PDK – LDK) për ta ndaluar Ligjin për reformën në Këshillin Prokurorial duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, meritojnë pyetje publike.
Duke i quajtur si veprime të dëmshme për shtetin, Kelmendi i VV-së pyet opinionin se ku e kanë hallin PDK e LDK.
Reagimi i plotë:
PDK dhe LDK për ta ndaluar Ligjin për reformën në Këshillin Prokurorial e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese.’-shkruan Kelmendi./Njeshi/