8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Kreu i VV-së së Pejës Kelmendi, uron Don Lorencin dhe besimtarët katolik

Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë dhe zv/Minsitër i Arsimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës Taulant Kelmendi, i shoqëruar nga një delegacion partiak i degës, kanë uruar sot kreun e Famullisë ‘Shën Katarina’ në Pejë dhe përmes tyre tërë besimtarët katolik me rastin e festës së Krishtlindjes.

‘Të jeni sa më të lumtur e të gëzuar në familjet tuaja e ne shoqërinë tuaj.

Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një projekt të përbashkët.’-thuhet mes tjerash në urim.

Postimi i plotë:

‘URIM PËR KRISHTLINDJET

Të dashur besimtarë të krishterë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ju uron kremtën e Krishtlindjeve. Të jeni sa më të lumtur e të gëzuar në familjet tuaja e ne shoqërinë tuaj.

Tradita jonë kombëtare i ka bërë bashkë besimet e ndryshme, për një projekt të përbashkët. Ndaj i urojmë së bashku edhe festat e veçanta. Gëzuar Krishtlindjet!’/Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...