8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Kriminelët vranë 11 ushtarë në Ekuador

Njëmbëdhjetë ushtarë janë vrarë dhe një është plagosur në rajonin Amazon të Ekuadorit gjatë një përleshjeje të armatosur me një grup kriminal, njoftoi ministria e mbrojtjes së këtij vendi.

Sipas qeverisë ekuatoriane, ushtarët u sulmuan gjatë një operacioni të drejtuar kundër minierave të paligjshme në zonën Alto Punino.

Në operacion morën pjesë dhjetëra pjesëtarë të forcave të armatosura. Sulmi u krye nga një grup i armatosur i quajtur Comandos de la Frontera ose “Komanda Kufitare”, i cili gjatë sulmit përdori eksplozivë, granata dhe armë zjarri, thuhet në deklaratë duke iu referuar shërbimit të inteligjencës ushtarake.

Ky grup është i përfshirë në trafikun e drogës në rajonin kufitar midis Kolumbisë dhe Ekuadorit, raportojnë mediat.Në deklaratën e prokurorit thuhet gjithashtu se ka nisur puna për “nxjerrjen e trupave dhe sigurimin e provave” në vendin e sulmit.

“Nuk do të ndalemi derisa përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim”, thuhet në deklaratën e ushtrisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...