27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Kriza në vend, Presidentja do të ftojë në takim liderët e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, deklaroi ai.

Kupina theksoi se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Derisa dje për të 38-ten herën ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

As pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk u arrit zgjedhje e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...