14.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

KRM ‘Ambienti’ / Vazhdon fushata nëpër institucione arsimore-Për Pejën e pastër

Krerët e Ndërmarrjes ‘Ambienti’ kanë vazhduar takimet dhe vizitat koordinuese nëpër institucionet shkollore të Pejës.

Ndalesa e radhës e Arton Muhaxherit – Kryetar i Bordit të KRM ‘Ambienti’ dhe Diedon Berishes – Kryeshef Ekzekutiv i kësaj Ndërmarrjeje, ka qenë në shkollën fillore ‘Vaso pash Shkodrani’ dhe tek Kopshti i fëmijëve ‘Pëllumbat e paqes’.

Njoftimi mbi takimin tek Kopshti i fëmijëve ‘Pëllumbat e paqes’.

‘Krerët e “Ambientit” kryetari i Bordit Arton Muhaxheri dhe kryeshefi ekzekutiv Diedon Berisha vizituan sh.f Vaso Pash Shkodrani ku u priten nga drejtoresha e shkollës Syndyze Loxha me të cilën biseduan për çështjen e shërbimit që ndërmarrja “Ambienti” kryen për këtë institucion shkollor.

Me që ishte edhe dita e mësuesit zonjës Loxha kryetari i Bordit z.Muhaxheri i dhuroj një buqetë me lule si simbolik për kontributin e saj në arsim.’

Tutje Muhaxheri e Berisha kanë vizituar shkollën fillore ‘Vaso pash Shkodrani’.

‘Peja e pastër vazhdon të mbetet synimi i angazhimit të secilit punonjës të ndërmarrjes publike “Ambienti” .

Prandaj, në vazhden e vizitave që po bëhen nga kryetari i Bordit Arton Muhaxheri dhe kryeshefi ekzekutiv Diedon Berisha ata sot kanë vozituar kopshtin e fëmijëve “Pëllumbat e paqës” ku u priten nga drejtoresha Merita Halitaj Beqiri dhe sekretarja Iliriana Muriqi.

Ishte kënaqësi të dëgjohen fjalët e mira që ky institucion kishte për menaxhmentin dhe punonjësit e “Ambientit” për shërbimin ndaj tyre.

Menaxhmenti i ndërmarrjes nuk u nda nga drejtoresha e kopështit pa i dhuruar një buqet me lule për nder të ditës mësuesit.’

Takimet kanë për qëllim bashkërendimin e prioriteteve me të gjithë faktorët relevant, në vetëdijesimin mbi mirë menaxhimin e mbeturinave, për një qytet të pastër./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...