3.7 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Kroacia bëhet me aeroplanin e parë ushtarake, Rafale (Video)

Në bazën e Forcave Ajrore Franceze Mont-de-Marsan, sot do të bëhet ceremonia solemne e dorëzimit të avionit të parë luftarak shumëfunksional Rafale në Kroaci, gjegjësisht kalimi i pronësisë ndërmjet Republikës Franceze dhe Republikës së Kroacisë.

Në prag të dorëzimit të avionit Rafale në Kroaci, pjesëtarët e Forcave Ajrore Franceze dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë kryen përgatitjet përfundimtare për marrjen e tyre në Francë.

Aeroplani Rafale llogaritet si njëri nga më të sofistikuarit nga aeroplanët ushtarakë. Avioni ka dy motorë me shumë qëllime i gjeneratës 4.5+ nga prodhuesi francez Dassault Aviation.

Video në këtë link. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...