Kroacia po blen 50 tanke të reja “Leopard 2A8” – që janë tipi më i ri i tankeve të fuishme gjermane, raportoi media kroate “Index”.
“Kroacia ka treguar gatishmërinë e saj për të dërguar 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara në Ukrainë nga radhët e saj. Mbështetja e Ukrainës përfshin gjithashtu dërgimin e armëve. Gjermania do të japë mbështetjen e saj financiare për këtë projekt,” tha ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Në të njëjtën kohë, Kroacia po investon shumë në modernizimin e forcave të saj të armatosura dhe më vjen mirë që dëshiron të blejë tanke Leopard 2 A8 për këtë qëllim. Dhe ne do të kujdesemi për ruajtjen e kapacitetit të prodhimit,” tha Pistorius. /Njeshi/