16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Kroacia do të mbajë ditë zie të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Françeskut

Ditë zie do të shpallet në Kroaci të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Françeskut.

Njoftimin e ka bërë vet kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

Ai tha se në ditën e lamtumirës së Papa Françeskut do të shpallet Ditë zie.

Plenkoviq është një nga zyrtarët e fundit që ka parë papën e ndjerë.

Ai vizitoi Romën me familjen e tij dhe takoi Papën pas meshës. Ai thotë se tashmë dukej se ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

“Ai takim u bë me iniciativën e protokollit të Vatikanit. Ne ishim aty privatisht dhe nuk deshëm ta rëndojmë. Ftesën e pranuam me kënaqësi. Këtë po e them për shkak të komenteve të tmerrshme në rrjetet sociale, të cilat në Kroaci po marrin përmasa të paturpshme”, tha Plenkoviq/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...