Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka publikuar raportin e fillimvitit, ku ka paraqitur gjithëpfshirës me arritjet dhe sfidat investive e operuese të periudhës dy vjeçare 2023/2024.
Raporti paraqet periudhën dy vjeçare në tërë zonën e mbulueshmërisë, përfshirë komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik.
Krahas punëve dhe investimeve që paraqet KRU ‘Hidrodrini’, në raport, kryefjalë e periudhës investive vlerësohet ndërtimi dhe funksionalizimi i Objektit të fundërruesit, bashkëinvestim në mes MAPL, KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. dhe Komunën e Klinës me vlerë 850 mijë euro, i cili e rrit kapacitetin dhe kualitetin e furnizimit me ujë të pijes, për qytetin që rrethohet nga 6 lumenjë.
Komunikata/Raporti i plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A.-Pejë
Menaxhmenti Rajonal
PASQYRË E TË ARRITURAVE DHE INVESTIMEVE TË KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. NË SISTEMIN E RRJETIT TË UJËSJELLËSIT DHE TË KANALIZIMIT PËR PERIUDHËN 2023 / 2024
-Në periudhën 2023 / 2024, KRU ‘Hidrodrini’, ka shtrirë projektet investive serioze me prioritete immediate në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik.
Krahasuar me vitin 2023 në vitin 2024 KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. ka realizuar rritje të inkasimit për afër 20%, përkundër ndërprerjes së pagesave cash dhe anulimin e bonuseve për inkasuesit.
Në muajin Korrik 2024, është arritur, që pas kompletimit të laboratorit kimik dhe mikrobiologjik, Kompania të paiset me Akreditimin e Laboratorit nga DAK.
Fal menaxhimit, performancës pozitive dhe kontrollit të parasë, është arritur, për të gjithë punonjësit është arritur realizimi i nivelizit të pagave me ngritje të përgjithshme 26.3%, kjo nga muaji Prill 2024. (Vlen të theksohet që ngritje të pagave kolektive nuk kishte ndodhur në kompani që prej më shumë se 10 viteve).
-Në këtë kuadër, është realizuar rrethimi dhe sigurimi i perimetrit të sigurisë në burime, sipas standardeve të kërkuara.
-Përpjekjet dhe investimet me efekt në rëniene humbjeve kanë pasuar fillimisht me projektin e instalimit të ujëmatësve zonal, që nga zonat e qyteteve deri në fshatrat më të thella dhe terrenet specifike.
-Kryefjalë e periudhës investive ka qenë investimi në ndërtimin dhe funksionalizimin e Objektit të fundërruesit, bashkëinvestim në mes MAPL, KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. dhe Komunën e Klinës me vlerë 850 mijë euro, i cili e rrit kapacitetin dhe kualitetin e furnizimit me ujë të pijes, për qytetin që rrethohet nga 6 lumenjë.
Si parakusht nga ARRU, është realizuar instalimi i ujëmatësve në 29 burime kryesore me datalogera për lexim nga largësia. Instalimi i këtyre ujëmateseve ka rezultuar me raportim të saktë të prodhimit të ujit.
Krahas kësaj, janë instaluar edhe 5 mijë ujëmatës nëpër lokacione të ndryshme në komunat, Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik.
-Në rajonin e zonës së mbulueshmërisë në Pejë, investimet janë shtrirë pothuaj në tërë hartën territorial nga qyteti e deri tek fshatrat e thellë, kjo sipas nevojës investive, në përimrësimin e shërbimeve me ujë dhe kanalizim.
-Mbi 2 milion e 500 mijë euro mjete vetanake në projekte investive në këtë periudhë dy vjeçare, janë realizuar në rehabilitimin e sistemit e ujësjellësit janë shtrirë, në B.T. ‘Jarina’, B.T. ‘Xhemajl Kada’ dhe pjesa veriore e masivit të Tabjeve për të vazhduar në fshatrat, Jabllanicë e madhe, Novosellë, Vitomericë (Arbresh), Ozdrim, Raushiq, Loxhë, Nabërgjan e Poçestë, duke shtruar nga to, vetëm rrjet të ri mbi 7.5 kilometra.
Në rajonin e Vitomericës janë investuar shtrirje e Gypit të ri polietilen rreth 5 mijë metra, që nga rruga Vëllëzërit Kryeziu e deri tek rruga Bekë Zhuji (rruga e Rozhajës).
Ka përfundurar projekti me kfË (Bankën Gjermane) investimi 4 milion e 500 mijë euro për ndërrimin e gypave të asbestit, të rrjetit të kanalizimit me gjatësi 7.5 kilometra në qytetin e Pejës.
Projekt madhor në realizim e sipër, është ai i kanalizimit në Gorazhdevc, Poçestë, Zahaq dhe Ramun investim i përbashket i KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. me ME, në vlerë prej 240 mijë euro, në të cilin ka përfunduar shtrirja e rrjetit kryesor për katër fshatrat në fjalë, ndërsa vitin e ardhshëm parashihet të ndërtohet kolektori dhe stacioni i pompave i cili lidhet me Impiantin per Trajtimin e Ujërave të Ndotura!
-Në Klinë, krahas investimit madhor të Objektit të Fundrruesit, bashkëinvestim në mes MAPL, KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. dhe Komunës e Klinës me vlerë 850 mijë euro eurosh, është realizuar edhe ndërrimi i ultra-filterave, bashkëinvestim ky i radhës në mes të ME-së dhe KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A.. me vlerë prej 250 mijë euro, ku nga këto dy projekte, përfitojnë 10 mijë banorë.
Në këtë komunë poashtu është realizuar edhe rehabilitimi i nyjeve për shtimin e kapaciteteve të ujit, të Gypave në pjesën veriore të qytetit me zgjerim të rrjetit të ujësjellësit në lagjet e reja të kësaj komune.
-Në Istog, rreth 2 mijë metra rrjet të ujësjellësit janë shtruar brenda periudhës pasqyruese. Paralelisht është realizuar edhe ndërrimi i gypit furnizues për fshatrat Vrellë, Gurakovc, Tomoc. Është investuar në rehabilitimin e rezervoarit në Banjë, që furnizon një numër të madh të fshatrave të Istogut.
-Në Deçan, investimet janë karakterizuar në sigurimin e perimetrit të burimeve si kërkesë imediate e kohës. Gjatë 2024-tës KRU ‘Hidrodrini’, poashtu nga institucionet komunale të kësaj komune, ka marë në menaxhim tërë sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ku edhe kanë filluar investimet e menjëhershme. Në këtë komunë është punuar në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit pwr 10 fshatrat që furnizohen nga Gurrat e Hasanagës. Fshati Pobërgjë si pikë e ndjeshme e humbjeve, është pajisur me ujëmatës shtëpiak.
-Në Junik, ndërrimi i Gypit primar dhe të tepricës me mbi 1 mijë metra polietilen, që nga Blinaja e deri tek qendra e qytetit, përgjatë stacionit të autobusëve, ka rezultuar me efekt të menjëhershëm, si në cilësinë dhe sasinë furnizuese poashtu edhe në rënie e humbjeve në këtë komunë. Në këtë komunë, në proces realizimi vazhdon projekti i ujësjellësit për konsumatorët e lagjes kryesore ‘Agim Ramadani’. Poashtu gjatë 2025-të, edhe për këtë komunë, pritet firmosja e marrëveshjes ndërtimin e rezervoarit për ujë të pijes.
Sa i përket investimeve në sistemin e kanalizimit, KRU ‘Hidrodrini’, në periudhën dy vjeçare 2023/2024, në tërë zonën e mbulueshmërisë (komunat, Pejë, Klinë, Istog, Deçan e Junik), ka ndërtuar tregim suksesi, duke zgjeruar shtrijen e rrjetit me 500 kilometra rrjet të ri të kanalizimit.
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. mbetet në shërbim të qytetarëve 24 orë. Gjithashtu bëjmë thirrje që edhe ata të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë.’-thuhet në raportin përmbledhës të projekteve dy vjeçare të kompanisë, dërguar mediave Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/