9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Kryediplomati Hasani: Do të vazhdojmë ti themi Kosovës që të koordinohet me aleatët, jemi bashkë përballë kërcënimeve

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, duke cituar ambasadoren amerikane në OKB mbrëmë gjatë Këshillit të Sigurimit që ka kërcënime të vazhdueshme që vijnë nga jashtë Kosovës, tha se s’mjafton që sulmi terrorist në Banjskë të dënohet, por duhet të sigurohet që ai të mos ndodhë më.

“Siç e theksoi ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, dje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”.

Kryediplomati shqiptar përsëriti qëndrimin e vendit të tij që qëndron me Kosovën dhe kërkoi nga udhëheqësit e saj të koordinohet me aleatët.

“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...