22.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Kryeministri britanik mbledh COBRA-n për situatën në Lindjen e Mesme

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka kryesuar një takim urgjent të Komitetit të Emergjencave COBRA lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Downing Street njoftoi se gjatë takimit ministrat janë informuar mbi përpjekjet në vijim për të mbështetur shtetasit britanikë që ndodhen në rajon, si dhe për të mbrojtur sigurinë rajonale.

Po ashtu, është diskutuar për përpjekjet diplomatike që po zhvillohen në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.

Vendimi i Starmer për të thirrur këtë takim të nivelit të lartë vjen menjëherë pas kthimit të tij nga samiti i G7-ës në Kanada, ku së bashku me liderë të tjerë botërorë theksoi përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...