25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Kryeministri britanik shpall zgjedhjet e reja

Kryeministri Rishi Sunak ka njoftuar se më 4 korrik do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, shkruanBBC.

Në një konferencë për media para Downing Street, Sunak ka folur për pandeminë e koronavirusit dhe luftën ruse në Ukrainë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ai ka thënë se tani shtrohet pyetja se “kujt duhet besuar?”

Sunak ka thënë se është krenar me të arriturat e qeverisë së tij, përfshirë shpenzimet në shëndetësi dhe në arsim.

Deklarata për media është bërë vetëm një ditë pasi nisën spekulimet për zgjedhjet e reja.

Për shkak të mbledhjes së qeverisë për të shpallur datën e zgjedhjeve, ministri i Jashtëm Lord David Cameron anuloi vizitën e shkurtër në Shqipëri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...