25.5 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Kryeministri Haradinaj: Ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma e kanë vendin në Kuvend

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në seancën e sotme ka thënë se nuk e din cili subjekt politik nuk e ka në interes temën e dialogut.

“Nuk e di cili subjekt politik nuk i ka interes këto tema, pasi janë në interes të vendit. Nuk besoj që dikush mundet me e mohu rëndësinë e temave, mendoj që ligji për delegacionin shtetëror por edhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se në fund duhet të arrihet një konsensus pasi i është dhënë mundësia Kuvendit ta ruajë Kosovën e 17 shkurtit.

“Është një debat i gjallë në Kosovë, edhe në arenën ndërkombëtare vazhdon diskutim i pandalshëm për procesin që na pret. Shfrytëzoni mundësinë dhe jepne kontributin e juaj për këtë etapë që jemi. Ne gjatë ditës e kemi të paraparë edhe kuorumin për votë por të paktën jepni pikëpamjet e juaja”, ka përfunduar kryeministri.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...