16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Kryeministri Haradinaj premton ndarje te buxhetit për organizatat e familjarëve të të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve.Me këtë rast Haradinaj tha se do të ndahet buxhet për organizatat e familjarëve të të pagjeturve.

Ai tha se do të punohet për tu dhënë përkrahje familjarëve të të pagjeturve. Sipas tij edhe ligji do të shikohet, Njëkohësisht u bë e ditur se plotësimi i Ligjit për të Pagjeturit do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

Kryeministri Haradinaj më tej shtoi se janë në përpjekje e sipër për ta definuar dialogun dhe se kjo ende nuk është definuar mirë as nga pala kosovare por as nga pala serbe, por megjithatë kryeministri tha se delegacioni i Kosovës që shkon në bisedime me Serbinë  duhet të konsultohet me familjarët e të pagjeturve.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...