Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve të
komunitetit rugovas, me të cilët ka biseduar rreth shqetësimeve të tyre lidhur
me projektin e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh.
Haradinaj pasi është njoftuar nga banorët e kësaj ane për shqetësimet e tyre, u ka premtuar se do t’i trajtoj me kujdes në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe e favorshme për banorët dhe investitorët potencial./RTK
]]>