Burime të portalit Njeshi bëjnë të ditur se Haradinaj ka shkuar në Munich, për të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë.
Në këtë konferencë që zgjaët deri të dielën, pos kryeministrit Haradinaj, marrin pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas burimeve, Haradinaj nuk do të qëndroj deri në fund të konferencës tre ditore, por do të kthehet në Kosovë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë zonja Merkel është prpozuar për shefe të BE-së dhe ky propozim bashkë me udhëtimin e haradinajt në Gjermani shihet si favor për Kosovën.
Ndërkohë kryeministri Haradinaj sapo e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Konferencë.
“Në Konferencën më prestigjioze ndërkombëtare të sigurisë në Mynhen të Gjermanisë, forum ky që mbledhë krerë shtetesh, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, politikbërës dhe vendimmarrës të rëndësishëm, ku do të diskutohet dhe debatohet për sfidat dhe të arriturat në fushën e sigurisë globale.
Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sigurisë, duke konsoliduar gjithë infrastrukturën ligjore dhe resurset humane, për të qenë në krah me vendet demokratike, në mision ruajtjen e paqes dhe sabilitetit në rajon dhe në botë.
Përkushtimi institucional do të vazhdojë, duke fuqizuar partneritetin tonë me akterët më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Konferenca e sotme është rast i mirë, për ta shpalosur përkushtimin e Kosovës në gatishmëri dhe kontributdhënie për forcimin e paqes rajonale dhe globale, së bashku me partnerët tonë strategjik.”-ka shkruar Haradinaj. /Njeshi/
]]>