4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Kryeministri Haradinaj viziton të lënduarit në QKUK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vizituar sonte të lënduarit që janë duke u trajtuar në QKUK, të cilët janë lënduar në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në Gjilan.

“Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.  Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur.

Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...