Këtë e tha në akademinë përkujtimore në 29-vjetorin e vrasjes së Enver Hadrit.
“Enveri ishte detyruar ta lë Pejën, jemi dëshmitarë të dëbimit të muhaxhirëve. Ai ishte ambasadori i parë i Kosovës, në Bruksel. Pushteti i kohës e vuri në shënjestër. Sot 20 vjet pas çlirimit, dialogu u devijua nga disa qarqe, duke u vu në dialog për territore. Taksa 100 për qind e pengon formalizimin për ndarje”, ka thënë Haradinaj
Reshat Sahitaj, bashkëpunëtor më i ngushtë i Enver Hadrit, në këtë akademi përkujtimore, tha se aprovimet e rezolutës që kishte përpiluar vetë, nuk kishte arritur t’i gëzojë, pasi ai u vra nga forcat serbe. /Njeshi&KTV/
]]>