16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Kryeministri kanadez në Shtëpinë e Bardhë: Kanada se është në shitje, Trump: Kurrë mos thuaj kurrë

Takimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe kryemiistrit kanadez, Mark Carney në Zyrën Ovale ka përfunduar.

Presidenti amerikan dominoi diskutimin, por në disa pika Carney e bëri të qartë qëndrimin e Kanadasë. Ja një përmbledhje e shpejtë.

BBC ka bërë një përshkrim të takimit:

Presidenti Trump tha se ishte një “nder” të priste kryeministrin kanadez pas fitores së tij në zgjedhje. Carney ia ktheu komplimentin Trump, duke e quajtur atë një “president transformues”.

Një njoftim shumë i madh’: Është ajo që Trump la të kuptohej se do të vinte në ditët në vijim. Disa herë, ai refuzoi të hynte në detaje.

Shumë “nuk thuaj kurrë”: Trump e dyfishoi kërcënimin e tij se Kanadaja mund të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së. Carney këmbënguli se vendi “nuk do të ishte kurrë në shitje”. Trump u përgjigj: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Asnjë lëvizje për tarifat: I pyetur nëse kishte diçka që Carney mund të thoshte për të pezulluar tarifat e SHBA-së, Trump u përgjigj prerë: “Jo”. Carney, nga ana e tij, tha se marrëveshja tregtare midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë ishte “baza për negociata më të gjera”.Dyshja tani do të zhvillojë një diskutim privat gjatë drekës. Qëndroni me ne për përditësime të mëtejshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...