9.7 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Plenkovic: Propozimi franko-gjerman do të çojë pothuajse në njohje

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, është shprehur sot se ka shumë sinjale pozitive për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se njohja de fakto është në rrugë e sipër.

Ai u pyet për propozimin në fjalë në një video-diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik.

“Besoj që ne si BE duam stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor…. Megjithatë, përshtypja ime është – bazuar në kontaktet e drejtpërdrejta që kam pasur – se tani ka më shumë sinjale pozitive për propozimin evropian se sa në fillim”, u shpreh kryeministri kroat për Kosovo Online.

Pllenkoviq u shpreh se Kroacia do të mbështeste gjithçka me të cilën dakordoheshin të dyja palët.

Po ashtu, ai u shpreh pozitiv edhe në lidhje me marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë duke potencuar faktin se në qeverinë serbe tashmë kishte edhe një pjesëtar kroat./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...