2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kryeministri Kurti fillon ditën në veri të vendit, vihet gurthemeli i nënstacionit policor në Izvor të Zveçanit

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Kurti ka vizituar veriun.

Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha kanë ndaluar në Zveçan, saktësisht në fshatin Izvor.

Ata kanë qenë aty për të vendosur gurthemelin e nënstacionit të policisë së Kosovës në këtë fshat.

Kurti theksoi se në objektin e ri do të shërbejë policia kufitare.

Postimi i plotë:

Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.

Punime të mbara! /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...