18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Kryeministri Kurti jep detaje nga vizita e tij në Bullgari

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Sofje të Bullgarisë.

“Qëndrimin atje e filluam me pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse të Forumit. Në fjalën përshëndetëse vura theksin te rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal drejt integrimit më të madh ekonomik dhe prosperitetit për rajonin tonë”, njofton Kurti.

“Për marrëdhëniet e mira ndërmjet vendeve tona, sfidat dhe mundësitë, raportet dypalëshe dhe bashkëpunimi rajonal biseduam me Kryeministrin në detyrë të Bullgarisë, Dimitar Glavchev me të cilin u takuam për herë të parë, dhe me Presidentin e vendit, Rumen Radev, katër muaj pas bisedës në Prishtinë”, njofton ai.Pas Sofjes, Kurti do të udhëtojë drejt Gjermanisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...