26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Kryeministri Kurti mori pjesë në organizimin për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Asociacioni i Malit të Zi me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti e uroi shtetin malazez në 18 vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar atë si ditë të qëndrueshmërisë, unitetit dhe vendosmërisë së kombit malazez.

Ai theksoi dhe vizionin e përbashkët për demokraci të fortë, orientim veri atlantik dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke nënvizuar se marrëdhënia ndërmjet dy vendeve tona është e bazuar në vlera të përbashkëta dhe në respekt të ndërsjellët, kryeministri shtoi se miqësia me Malin e Zi ka histori të pasur dhe përfshin lidhje politike, ekonomike e kulturore, si dhe po punojmë bashkërisht për realizimin e projekteve infrastrukturore që na sjellin më pranë njëri tjetrit, në ndërlidhjen e Pejës me Rozhajën, e Deçanit me Plavën.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e Malit të Zi e cila njëzet e pesë vite më parë u bë strehë shpëtimi për më shumë se njëqind mijë qytetarë të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...