24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Kryeministri Kurti nderon jetën dhe veprën e Fadil Vokrrit në tre vjetorin e vdekjes

Në tre vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nderuan veprën dhe jetën e tij.

Ata bënë homazhe dhe vendosën kurorë lulesh te varri i Vokrrit, në varrezat e lagjes “Arbëria”, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti e ka vlerësuar lartë personalitetin e Vokrrit si futbollist dhe si më meritorin për pranimin e Kosovës në federatat ndërkombëtare të futbollit.

“Fitoret e klubit të futbollit ‘Prishtina’ ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij, ai e pushtonte fushën. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e sportistëve tanë”, ka thënë kryeministri Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...