11.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Kryeministri Kurti pret në takim Ramiz Kelmendin

Ish-Deputeti, ish-zv/kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Takimi ka pasur karakter ecjeje përpara mbi zhvillimin ekonomik të vendit dhe rolin e bizneseve dhe prodhuesve vendor.

Për takimin ka njoftuar z.Ramiz Kelmendi. Postimi i plotë: ‘Në cilësinë e sipërmarrësit, u pritëm sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe ky ishte takimi i parë në mes të Qeverisë dhe bizneseve tregtare.

Një takim i frytshëm me temë për mbështetje të vazhdueshme dhe më të qëndrueshme për prodhuesit e vendit, e me mundësi që këta prodhues të mbështeten edhe në tregjet e rajonit.

Në takim u ngritë edhe çështja dhe rëndësia që qytetarët do e kenë fjalën e fundit në këtë drejtim duke konsumuar dhe përdorur prodhimet vendore.’shkruan Ramiz Kelmendi. /Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...