17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Kryeministri Kurti takohet me deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë Ermina Lekaj-Përlaskaj

Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën, ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Kuvendin e Kroacisë.

Kurti ritheksoi mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për Kosovën në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ai shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional dhe projekte që rrisin mirëqenien e shqiptarëve në Kroaci.

Lekaj i paraqiti kryeministrit mundësi konkrete të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në nivel akademik dhe kulturor, si dhe në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në këtë takim të përzemërt u rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe mënyrat për t’i forcuar ato në të ardhmen.​

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...