4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Kryeministri Kurti takoi Korin famoz ‘Siparantum’ në Pejë: ‘Na lartësuat në mbi 17 shtete’

Kori famoz ‘Siparantum’ i cili tash e sa kohë, me sukseset e veta ka thyer kufinjtë nacional e kombëtarë, ka takuar në Pejë, kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin.

Për arritjet, sfidat dhe sukseset e rrugëtimit të këtij Kori, ka folur dirigjenti i tij, prof. Memli Kelmendi.

Kelmendi në emër të anëtarëve të Korit ‘Siparantum’ ka falënderuar kryeminstrin Kurti për vizitën, ndërsa ka lavdëruar punën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku dhe stafit të tij, në bashkëpunimin me ta.

Ka qenë kryeministri Kurti, i cili poashtu ka shpalosur njohuritë e tij për Korin ‘Siparantum’ duke u shprehur se ndër vite, ka përcjellur sukseset dhe prezantimet e tyre në skenat vendore e ndërkombëtare.

“Kori juaj dhe i jonë, ka lartësuar emrin e shtetit të Kosovës në mbi shtete. Kjo na bënë të lumtur dhe përgjegjës dhe ne si institucione për tju qëndruar pranë.’-u shprehë Kurti në takim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...