20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Kryeministri Kurti të shtunën takon kryetarët e komunave, mbledhja zhvillohet në Pejë

Të shtunën më 24 shtator, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim kryetarët e komunave.

Në takim përveç kryeministrit Kurti, do jenë edhe tre ministra të kabinetit të tij.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, janë ministrat që do marrin pjesë në atë takim.

‘RADIO 1’, mëson se takimi do mbahet në “Hotel Dukagjini” në Pejë.

Temat që do diskutohen janë:

Performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale; Energjia dhe ujërat; Projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digitalizimi në nivel lokal); Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë.

Takimi do të fillojë në ora 09:30 minuta./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...