19.7 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Kryeministri Kurti uron fillimin e vitit të ri shkollor: Ky vit të jetë i suksesshëm për të gjithë!

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.  Ai ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë.

 

“Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të ardhmes që na pret, për të cilën punojmë sot e çdo ditë. Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë. E unë uroj që ai të jetë i suksesshëm për të gjithë!”, ka thënë Kurti./Njeshi/

Ali Berisha uron fillimin e vitit të ri shkollor: Çelësi i përparimit të çdo kombi është arsimi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...