Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar për ngushëllime te familjen Qerkini, me rastin e ndarjes nga jeta disa ditë më parë të më të dashurit të tyre, Bajram Qerkini.
Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se Kurti u shprehu ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Qerkinit, teksa tha se ai do të kujtohet si shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës dhe simbol të forcës dhe durimit të prindit.
I ndjeri Qerkini, ishte kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, njëherësh edhe përfaqësues i shoqatës së familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur./Njeshi/
.