9.8 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Kryeministri letonez pro dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në favor të furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë.

Kështu i tha ai gazetës gjermane, Der Spiegel, duke shtuar “nuk e di pse vendet perëndimore nuk duhet t’i dorëzojnë Ukrainës avionë luftarakë”.

“Nëse ukrainasit kanë nevojë për avionë luftarakë, duhet t’i marrin ata”, tha ai. Sipas tij, “dorëzimi i avionëve luftarakë është vetëm çështje kohe”.

Gjatë vizitës së tij në Parlamentin britanik më 8 janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje në mënyrë specifike liderëve perëndimorë që të siguronin avionë luftarakë.

Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u shprehëm kundër kësaj kërkese. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...