10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e riemëron Agron Llugaliun si drejtor të Doganës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka riemëruar Agron Llugaliun, si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar

Riemërimi i tij është bërë sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi sot si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e ZKM’së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...