10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Kryeministri në detyrë Kurti uron Anthony Albanesen për fitoren në Australi

Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij australian, Anthony Albanese, për fitoren e rëndësishme në zgjedhjet e fundit në Australi.

Në një postim në platformën X, Kurti theksoi se kjo fitore pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.

“Urime të përzemërta kryeministrit Anthony Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila reflekton besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.

Vendet tona – aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri – mbeten të përkushtuara bashkërisht për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me dinjitet,” shkroi Kurti. /Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...