Derisa luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i viktimave civile vetëm sa po rritet. Autoritetet e shëndetësisë në Gaza kanë njoftuar se deri më tani janë vrarë mbi 10 mijë persona në këtë qytet.
E kjo e preku tej mase edhe kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh, i cili nuk arriti të kontrollonte emocionet gjatë një paraqitje televizive.
Ai kishte mbledhur kabinetin e tij ku po fliste për një nënë, fëmijët e të cilës janë varrosur për së gjalli nën rrënoja në Gaza.
E duke tentuar ta shpjegojë deri në fund historinë e kësaj gruaje palestineze, Shtayyeh shpërtheu në lot – duke mos mundur ta vazhdojë fjalimin.
Ai madje rikujtoi momentet kur fëmijët palestinezë filluan t’i shkruajnë emrat e tyre në trup, me qëllim që të mund të identifikohen në rast se vriten gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve./Njeshi/