10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Kryeministri polak arrin në Kiev

Kryeministri polak Donald Tusk, ka udhëtuar për në Ukrainë për një vizitë.

Nga zyra e tij, kanë bërë të ditur se Tusk tashmë gjendet në Kiev.

Varshava konsiderohet si një prej aleatëve kyç për Kievin, që po mbrohet nga agresioni rus dhe po kërkon më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake nga partnerët perëndimorë.

Vizita e Tuskut në Ukrainë ka rastisur të jetë në ditën kur ky vend shënon festën e bashkimit.

Ndërsa ky është lideri i fundit i një vendi evropian që ka vizituar Ukrainën, dhe që ka shfaqur haptazi mbështetjen për Ukrainën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...